Dorival Junior ka bërë një hap gjigant në karrierën e tij si trajner, duke u larguar nga klubi brazilian Sao Paulo për të marrë kontrollin e përfaqësueses së Brazilit në futboll.
Lajmi u bë zyrtarisht i ditur përmes një deklarate të lëshuar nga klubi.
Vendimi nga Federata Braziliane e Futbollit erdhi të premten, duke konfirmuar se Fernando Diniz, i cili ishte emëruar si trajner i përkohshëm vitin e kaluar, është hequr nga pozicioni për të lejuar caktimin e një trajneri të ri që do të udhëheq Brazilin në kualifikimet për Kupën e Botës që do të mbahet më 2026.
NOTA OFICIAL
O São Paulo Futebol Clube comunica a saída do técnico Dorival Júnior, que solicitou o desligamento para assumir o comando da seleção brasileira.
“É a realização de um sonho pessoal, que só foi possível porque tive o reconhecimento do trabalho desenvolvido no São… pic.twitter.com/ySe4XnbgiT
— São Paulo FC (@SaoPauloFC) January 7, 2024
Emërimi i Dorivalit si trajner vjen pasi Carlo Ancelotti zgjodhi të qëndronte me Real Madridin, megjithëse ishte në krye të listës së dëshirave të federatës.
Dorival arriti në këtë pozicion pas një viti të jashtëzakonshëm me Flamengon, ku fitoi Copa Libertadores dhe Kupën e Brazilit në 2022.
Ai ka një histori të gjatë si trajner duke qenë në krye të skuadrave si Atletico Mineiro, Athletico Paranaense, Internacional, Vasco da Gama, Fluminense dhe Palmeiras. /Telegrafi/