Site icon Telegrafi

Të qeshurat rrisin urinë

Sipas këtij studimi e qeshura ashtu si sporti ul hormonet e stresit dhe është tepër e dobishme për sistemin e imunitetit të njeriut. Përveç kësaj e qeshura ul presionin e gjakut dhe kolesterolin e dëmshëm dhe duke shtuar kolesterolin e mirë, bëhet shkak për shtimin e ndjenjës së urisë.

Veç të tjerash, një e qeshur me shpirt djeg kaloritë e tepërta dhe vë në lëvizje rreth 400 muskuj. Disa kërkues theksojnë se 100 të qeshura janë të barasvlershme me 10 minuta aerobi, kështu që qeshni sa më shumë të keni mundësi, por jo vend e pa vend. /Telegrafi/

Exit mobile version