Site icon Telegrafi

Të qarit i lehtëson vetëm disa

Pasi kanë analizuar 3.000 persona, autorët e studimit kanë ardhur në përfundim se të qarit nuk i lehtëson të gjithë.

Se çfarë efekti do të ketë të qarit, varet nga personi i cili qan. Shumica e participantëve kanë thënë se pasi kanë qarë janë ndier më të lehtësuar, sidomos nëse dikush i ka ngushëlluar ata.

Megjithatë, një e treta e të anketuarve kanë pohuar se janë ndier shumë më keq pasi kanë qarë.

Ekspertët njoftojnë se të qarit dhe kontrollimi i frymëmarrjes i ndihmon trupit në tejkalimin e stresit. Kur njerëzit përjetojnë stres, zemra rreh më shpejtë dhe trupi djersitet. Ndërsa nëse individi i caktuar qan, atëherë ngadalësohet frymëmarrja dhe lotët kanë efekt qetësues.

Exit mobile version