Site icon Telegrafi

Te PSG janë të acaruar me veprimin e fundit të Neymarit – e shohin si provokim

Paris Saint-Germain thuhet se janë të frustruar me Neymarin për shkak të udhëtimit të tij në Çmimin e Madh të Monakos.

Braziliani iu bashkua disa fytyrave të famshme si Maria Sharapova, Kylie Minogue dhe Tom Holland – që po ashtu ishin të pranishëm në këtë ngjarje.

Ai pozoi për foto me të famshmit që ishin pjesëmarrës dhe me ngasës të Formula 1, ndërsa bashkëlojtarët e tij të PSG-së po festonin titullin e Ligue 1.

Lexo po ashtu Një pamje e re e Newcastles nga sezoni i ri: Lista me 11 lojtarët që mund t'i transferojnë në verë

Neymar është i lënduar që nga shkurti, por ai është një figurë e spikatur në dhomën e zhveshjes.

Dhe vendimi i tij për të shijuar një ditë në F1 është parë si një gjest provokues nga PSG, sipas L’Equipe.

Sulmuesi 31 vjeçar madje mori pjesë në festimet e fitores së Barcelonës në La Liga – duke ngritur më shumë pyetje brenda klubit.

Lexo po ashtu Ylli i madh po e ndihmon Manchester Unitedin në transferimin e Neymarit

Kjo vjen mes raportimeve që sulmuesi mund të largohet këtë verë, me katër klube të Ligës Premier që raportohet të jenë të interesuara për superyllin.

Neëcastle besohet të jetë një nga skuadrat që po ndjek transferimin e tij me Toon që vështron disa Galaticos.

PSG thuhet se është gati të pranojë oferta për Neymar, me SunSport që zbulon se Manchester United mund të bëjë një lëvizje.

Lexo po ashtu Neymarin e duan te gjiganti i Ligës Premier

Por, kjo mund të ndodhë vetëm nëse pronari i mundshëm Sheikh Jassim merr përsipër klubin.

Kampionët francezë pranojnë se Lionel Messi mund të largohet po ashtu në verë kur i skadon kontrata.

Fituesi i Kupës së Botës mungoi gjithashtu në festimet e titullit të PSG-së me sulmuesin që kishte shkuar në koncertin e Coldplay në Barcelonë. /Telegrafi/

Exit mobile version