Telegrafi

Të premten bëhet tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të bëhet të premten (më 15 mars), në orën 13:00, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drita dhe Suhareka.

Në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje.

Kujtojmë që fituesi i Kupës së Kosovës do të shkoj në rrethin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Evropës.

Fituesi aktual i Kupës së Kosovës është skuadra kryeqytetase Prishtina. /Telegrafi/