Tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të bëhet të premten (më 15 mars), në orën 13:00, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drita dhe Suhareka.
Në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje.
Kujtojmë që fituesi i Kupës së Kosovës do të shkoj në rrethin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Evropës.
Fituesi aktual i Kupës së Kosovës është skuadra kryeqytetase Prishtina. /Telegrafi/