Njerëzit të cilët përkujdesen që të lënë përshtypje dhe të jenë të shoqërueshëm në takimin e parë, njëkohësisht janë edhe partnerët më të dëshirueshëm për lidhje afatgjate. Mirëpo, siç ka dëshmuar një hulumtim, ata njerëz nuk ndihen rehat në lidhjet afatgjate, për dallim nga ata që janë më pak të ngarkuar me përshtypjen që lënë në takim të parë.
Duke analizuar sjelljen e vet, njerëzit shohin se si sjellja e tyre ndikon tek te tjerët, prandaj përpiqen të krijojnë një imazh për veten. Pikërisht të tillët, thotë Michael E. Roloff nga Universiteti Northwestern, janë kameleonët e vërtetë shoqëror. Të njëjtët shumë më shpesh janë të avancuar në punë, sepse kanë aftësi të mira negocimi.
Mirëpo, problemi paraqitet kur ata persona janë në situata në të cilat duhet të realizojnë një lidhje romantike, ngase nuk janë në gjendje të ndalojnë së kontrolluari një sjellje të tillë të tyre, dhe e kanë të vështirë të bëjnë një ndërveprim më intim me partneren.
Nga ana tjetër, pohon Roloff, ata njerëz nuk mund të quhen të këqij apo të mosbesueshëm. Ata vetëm dëshirojnë të pranohen nga shoqëria, mirëpo me këtë zvogëlojnë lumturinë e tyre si dhe besnikërinë ndaj partnerit në lidhjen intime.
Njerëzit të cilët, megjithatë, më pak brengosen nëse do të lënë përshtypje të mirë, para së gjithash janë më besnik ndaj partneres dhe janë të kënaqur me lidhjen e tyre.