Site icon Telegrafi

Të pasurit nuk luajnë loto

Ndryshe nga thënia popullore “i ka të gjitha, mundet”, shumica e njerëzve të pasur të cilët pasurinë e kanë arritur me punë shumë të mundimshme dhe të sinqertë vlerëson çdo qindarkë

Qe disa gjëra në të cilat të pasurit nuk shpenzojnë para, por që mbase do t’ju ndihmojnë që të mbijetoni muajin dhe vitin në vijim, transmeton Telegrafi.

Nuk luajnë bixhoz – Njeriu i pasur di që probabiliteti që të fitojnë në loto është jashtëzakonisht i vogël. Njësoj vlen edhe për lojërat e tjera shpërblyese. Nga ana tjetër, kush futet në to mund të ketë humbje serioze financiare.

Nuk blejnë në mënyrë impulsive – Zakonisht njerëzit do të hyjnë në dyqan me qëllim që të blejnë qepë, mirëpo nga dyqani do të dalin me mollë. Të pasurve nuk u ndodh kjo gjë, ata blejnë me plan, nuk mashtrohen me truket e marketingut.

Nëse nuk mundeni t’i përmbaheni buxhetit, në treg shkoni vetëm me pak para në dorë, pa kartelë banke, kështu që mungesa e parave do t’ju pengojë që të blini diçka në mënyrë stihike.

Nuk mashtrohen me garanci të zgjatur – Për disa aparate ekziston garancia e zgjatur e cila nënkupton edhe çmim më të lartë. Shumicës kjo u duket joshëse, sepse çmimi i aparatit të tillë është më i lartë “vetëm” 10 deri 20 për qind nga ai i cili është i shënuar në garanci.

Mirëpo njerëzit e pasur “nuk mashtrohen” me këtë truk. Ata mendojnë që garancia e zgjatur nuk është investim i dobishëm. Kanë bërë llogarinë që shpesh është më shtrenjtë se sa produktin ta rregullonin me para të veta nëse prishet në afatin e garantuar dhe të zgjatur.

Nuk ruajnë para në llogari – Llogaritë e rregullta për kursim nuk sjellin asgjë. Shumica e tyre i duan, sepse e dinë që mund t’i marrin paratë në çdo moment, ndërkaq të pasurit një pjesë të parave e ruajnë në llogari në bazë të së cilës mund të marrin kamatë.

Nuk vonohen me faturat – Faturat me kohë i paguajnë pensionistët. Edhe të pasurit. Ata nuk lejojnë që kamata të rritet, ndërkaq kamata në vonesa është shumë e lartë. Njësoj vlen edhe për kartelat e kreditit, blejnë vetëm atë që mund ta paguajnë pa hyrë në borxh. /Telegrafi/

Exit mobile version