Site icon Telegrafi

TË PANJOHURIT

Poezi nga: Agim Mala

Më së lehti është
t’i duash ata që nuk i njeh
të urtit të pafajshmit
që s’ua ke parë lëkurën e dhelprës
dhëmbin e ujkut

T’i duash ata që nuk di kë urrejnë

Të panjohurit
nuk kanë si të ta kafshojnë dorën
që i ka ushqyer

T’i duash ata
që s’u ke besë
as s’u frikësohesh

T’i duash e të ngopesh dashuri

/Telegrafi/

Exit mobile version