Telegrafi

Të pakursyer për “Like”

Në faqen zyrtare të kompanisë IPKO në Facebook, gjatë ditës së martë është postuar një njoftim, përmes të cilit thuhej se për çdo anëtarë të ri në këtë faqe, kompania telekomunikuese do të dhurojë 10 cent për shoqatën e cila kujdeset për personat me sindromën Down në Kosovë.

Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO ka thënë se për jo më shumë se tri ditë, inciativës së tyre për kontribut të përbashkët i janë bashkëngjitur më shumë se 5,000 njerëz, për tu bërë më shumë se 15 mijë në total. 

"Është e jashtëzakonshme të shohësh se si qindra njerëz shtohen në faqe minutë pas minute. Ideja jonë është që të arrijmë pikërisht këtë efekt – të kontribuojmë të gjithë, dhe merita për mbështetjen e organizatës, të jetë e të gjithëve" ka thënë Kastrati. 

Derisa ne e kemi shkruar këtë tekst, në këtë faqe janë shtuar edhe disa anëtarë të rinj, dhe janë mbledhur edhe disa fonde shtesë. Është e lehtë të kontribuohet. Mjafton vetëm një "Like" në facebook.com/ipko.rrethiyt . / Telegrafi /