Të paktën tre mësues kanë vdekur dhe 15 njerëz të tjerë janë plagosur pasi një bombë buzë rrugës, preku një autobus me personelin e universitetit në Afganistan.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, profesorët dhe stafi nga universiteti Al-Biruni po udhëtonin nëpër Charikar, kryeqyteti i provincës Parwan, rreth 70 kilometra në veri të kryeqytetit Kabul.
Asnjë grup nuk e mori përgjegjësinë, për sa i përket rastit në fjalë.
Afganistani është përballur me rritje të dhunës javët e fundit, derisa SHBA-ja dhe NATO përgatiten t’i tërheqin të gjitha trupat.
Afati i fundit për tërheqjen e trupave do të jetë 11 shtatori – 20 vjet në ditën që nga sulmi në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York. /Telegrafi/
#AFG Chancellor for the Al- Beruni university Dr. Abdul Qaahar was wounded in a deliberate attack on a bus transporting lecturers. “A road side bomb blew up the bus in Parwan province.” according to police in Parwan province. pic.twitter.com/fN0byBll7B
— BILAL SARWARY (@bsarwary) May 29, 2021