Site icon Telegrafi

Të paktën shtatë persona të vdekur si rrjedhojë e një shpërthimi me bombë të minibusit në Afganistan

Të paktën shtatë persona janë vrarë si pasojë e një shpërthimi me bombë në një minibus në qytetin perëndimor afgan, Herat, thanë zyrtarët.

“Katër gra ishin në mesin e shtatë të vrarëve”, tha të shtunën kreu i spitalit provincial të Heratit, Arif Jalali, për agjencinë e lajmeve AFP.

Komandanti i talebanëve të Heratit, Mawlawi Ansari i tha agjencisë së lajmeve Reuters se nëntë persona ishin plagosur, transmeton Telegrafi.

Shpërthimi u konfirmua nga zyra e inteligjencës së Heratit.

“Raportet fillestare tregojnë se ishte një bombë e ngjitur në rezervuarin e karburantit të automjetit të pasagjerëve”, tha Sabit Harwi, një zëdhënës i zyrës.

Policia e provincës së Heratit dhe departamenti i kulturës konfirmuan gjithashtu shpërthimin e bombës. /Telegrafi/

Exit mobile version