Site icon Telegrafi

Të paktën pesë tërmete të njëpasnjëshme godasin Greqinë, qytetarët e pushtuar nga paniku dalin në rrugë – gjithçka dridhej brenda

Një tërmet prej 6.9 shkallë të Rihterit ka goditur sot Greqinë rreth orës 11:15.

Sipas informacioneve të para dridhjet janë ndier në tërë Greqinë, e më së shumti në Solun, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, ekipet e zjarrfikësve nuk kanë ndonjë informacion lidhur me lëndime të mundshme të qytetarëve e as dëmet materiale.

E dridhjet janë ndier edhe në tërë rajonin duke filluar nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi.

Pamjet amatore të publikuara në rrjete sociale shfaqin momente paniku tek qytetarët në Greqi, që kishin dalë jashtë apartamenteve nga frika se mund ta pësojnë.

https://www.youtube.com/watch?v=Z6zjDt5HsSM&feature=emb_title

Megjithatë, disa ishin më të guximshëm duke qëndruar brenda, dhe filmuar se si gjithçka brenda apartamenteve lëvizte nga fuqia e madhe e tërmetit.

Mediat greke raportojnë se deri më tani pesë tërmete të fuqishme të njëpasnjëshme kanë goditur Greqinë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version