Telegrafi

Të paktën nëntë të vdekur në Mianmar, gjatë protestave policia hapi zjarr mbi demonstruesit – raportohet edhe për shumë të plagosur

Të paktën nëntë demonstrues kanë humbur jetën dhe disa tjerë janë plagosur kur policia hapi zjarr mbi ta – duke tentuar të ndalë protestën e organizuar kundër dhunës në shumë qytete të Mianmarit.

Gjatë përleshjeve në Yangon ka humbur jetën një demonstrues, e njëjtë ka ndodhur edhe në Mingin, derisa disa tjerë janë plagosur në një qytet tjetër, transmeton Telegrafi.

E përditshmja lokale Moniva Gazeta, ka shkruar se në qytetin Moniva kanë humbur jetën pesë qytetarë, kur policia hapi zjarr mbi ta.

E të paktën 24 persona kanë humbur jetën në përleshjet me policinë pas puçit ushtarak të 1 shkurtit – e mbi 300 demonstrues deri më tani janë arrestuar.

Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet që shpërfaqin dhunën e paparë në Mianmar. /Telegrafi/