Site icon Telegrafi

Të paktën nëntë policë u vranë nga një shpërthim në Irak

Të paktën nëntë oficerë të policisë federale irakiane janë vrarë në një shpërthim bombe pranë qytetit veri-qendror të Irakut, Kirkuk, thanë burimet e sigurisë për agjencinë e lajmeve reuters.

Burimet thanë se të vrarët të dielën po udhëtonin në një autokolonë kur shpërtheu bomba, citon aljazeera.

Shpërthimi ndodhi pranë fshatit Safra, i cili shtrihet rreth 30 km në jugperëndim të Kirkukut. Dy oficerë të tjerë u plagosën rëndë.

Një oficer i policisë federale i tha agjencisë së lajmeve AFP se “një sulm i drejtpërdrejtë me armë të vogla” pasoi shpërthimin.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por militantët e ISIS janë aktivë në zonë dhe oficerët e policisë irakiane thanë se ata ishtin të përfshirë në sulm, duke përdorur bomba në anë të rrugës për të synuar forcën policore që patrullonte zonën.

Kirkuku, i vendosur 238 kilometra larg Bagdadit, u kap nga forcat kurde nga forcat irakiane të sigurisë në vitin 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version