Seria e shpërthimeve në kryeqytetin Afganistan, Kabul, vrau të paktën katër persona, përfshirë dy oficerë policie dhe plagosi katër të tjerë.
Në të njëjtën kohë, kishte një shpërthim në pjesën jugore të kryeqytetit dhe me atë rast, dy policë u plagosën, njoftoi policia, raporton abcnews.
Një bombë e tretë magnetike shpërtheu në pjesën lindore të Kabulit, por pa viktima, dhe të paktën dy shpërthime të tjera përmenden pa detaje për vendndodhjen e saktë.
Këto sulme ndodhën gjithashtu ndërsa përfaqësuesit e talebanëve rebelë dhe qeverisë afgane në bisedimet e paqes në Katar po përpiqen t’i japin fund luftës civile për dekada.
Ndryshe, askush deri më tani nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmet. /Telegrafi/