Site icon Telegrafi

Të paktën 53 të vrarë në Siri – autoritetet shtetërore fajësojnë ISIS-in

Të paktën 53 persona janë vrarë në një sulm në provincën siriane, Homs, kanë raportuar mediat shtetërore, duke fajësuar për vrasjet ISIS-in.

Viktimat raportohet se ishin duke mbledhur tartufe ëmbëlsirash kur u sulmuan. Provinca e Homsit kontrollohet nga qeveria siriane dhe aleatët e saj, raporton theguardian.

“Pesëdhjetë e tre qytetarë që ishin duke mbledhur tartuf u vranë gjatë një sulmi nga terroristët e ISIS-it në jugperëndim të qytetit Al-Sokhna” në shkretëtirën në lindje të Homsit, njoftoi televizioni shtetëror.

Drejtori i spitalit të Palmirës, Walid Audi, tha se të vdekurit ishin 46 civilë dhe shtatë ushtarë. Pesë personat e plagosur janë dërguar në një spital tjetër.

Aktualisht askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjet e fundit, raporton aljazeera.

Shumë njerëz, duke përfshirë gra dhe fëmijë, janë shënjestruar vitet e fundit gjatë kryerjes së punëve bujqësore në zonat qendrore, verilindore dhe lindore të Sirisë. /Telegrafi/

Exit mobile version