Të paktën 53 njerëz mbetën të vdekur gjatë përmbytjeve për shkak të reshjeve intensive që prekën zonat pranë Teheranit, Iran, thanë zyrtarët iranianë.
Mehdi Walipur, kreu i operacioneve emergjente në Shoqërinë e Gjysmëhënës së Kuqe, i tha televizionit shtetëror iranian se 16 persona rezultojnë të zhdukur pas dy ditësh përmbytjeje që preku 400 qytete dhe fshatra në 18 nga 31 provincat e Iranit, raporton reuters.
Shumë autostrada u mbyllën dhe zona më e prekur ishte Firuz Ku, në rrëzë të maleve Alborz në verilindje të kryeqytetit Teheran, ku të paktën dhjetë njerëz u vranë, tha guvernatori i Teheranit, Mohsen Mansuri për televizionin shtetëror, sipas agjencisë britanike.
Rafsanjan, Isfahan province, central #Iran
Floods are destroying people's lives. Reports indicate at least 53 dead & dozens still missing.@Maryam_Rajavi: "The delay in providing relief has aggravated the disaster. Mullahs do not value human lives."pic.twitter.com/DTQbz3ws0v— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) July 30, 2022
Përmbytjet ende rrënuan zonat veriore të provincës së Teheranit sot, tha ai, duke shtuar se pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura, alpinistët ende po shkojnë drejt Firuz Ku.
Qyteti i Firuz Ko, i cili është rreth 140 kilometra nga Teherani, është një vendstrehim i preferuar për turistët për shkak të temperaturave të freskëta të verës, dhe shtigjet në zonë janë të njohura për alpinistët.
Ndryshe, SHBA-ja ka raportuar të paktën tetë të vdekur si pasojë e stuhive dhe shirave të rrëmbyeshme. /Telegrafi/
Kalgan, Sistan & Baluchistan province, southeast #Iran @Maryam_Rajavi: Mullahs’ plundering/wasting of Iran’s wealth on nuclear/missile/warmongering projects destroy the country’s infrastructure, leaving Iranians defenseless against natural disasters.pic.twitter.com/OPB29yWVqT
— People’s Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) July 30, 2022