Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në Liban gjatë ditës së sotme, pasi dje pati shkëmbime zjarri mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut.
Ministria libaneze e Shëndetësisë, ka njoftuar se nga sulmet ajrore izraelite janë vrarë të paktën 100 persona dhe 300 tjerë janë plagosur.
Sipas kësaj ministrie, në mesin e të plagosurve në këto sulme të IDF-së izraelite, ka gra dhe fëmijë, transmeton Telegrafi.
Grupi militant Hezbollah ka njoftuar se ka lansuar sot një sërë raketash në pozicione të ndryshme ushtarake brenda Izraelit.
E në anën tjetër, sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore janë aktivizuar sot në veri të Izraelit. /Telegrafi/
🚨Lebanon is getting rocked right now. The IDF Spokesperson is giving an announcement in 15-30 minutes. pic.twitter.com/22Fj2xNWiP
— Raylan Givens (@JewishWarrior13) September 23, 2024