Të paktën 41 njerëz u lënduan gjatë protestave në kryeqytetin e Tajlandës – Bangkok, duke përfshirë pesë persona u lëndua pas shkrepjes së armës së zjarrit, tha Qendra Mjekësore Emergjente, Erawan.
Autoritetet e sigurisë tajlandeze nuk ka raporte të plota, por më herët thuhet se 12 persona ishin lënduar shkaku i hedhjes së gazit lotsjellës të hedhur të policisë.
Nuk thuhej se kush ishte qëlluar ose si ishin plagosur edhe disa protestues të tjerë, raporton reuters.
Përveç konfrontimit midis policisë dhe protestuesve, pati edhe një konfrontim midis protestuesve dhe një grupi që mbështetin mbretin.
Ishte larg nga dita më e dhunshme e protestave që filluan në korrik për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Prayuth Chan-ocha, një kushtetutë e re dhe kufizimet mbi fuqitë e mbretit, Maha Vajiralongkorn. /Telegrafi/