Site icon Telegrafi

Të paktën 26 të vdekur nga shembja e një ure hekurudhore në Indi

Të paktën 26 punonjës humbën jetën dhe dy tjerë u lënduan sot nga shembja e një ure hekurudhore në verilindje të shtetit indian Mizoram.

Incidenti ka ndodhur në Sairang, qytet ky rreth 20 kilometra nga qyteti Aizwala, ka bërë të ditur ministri Mizoram Zoramthang në platformën X.

Mediat lokale raportojnë se mbi 40 punonjës ishin në vendpunishte kur ndodhi më e keqja, transmeton Telegrafi.

“Ekipet e shpëtimit kanë arritur deri më tani të nxjerrin 13 trupa të pajetë”, tha një zyrtar policor që deshi të mbetet anonim.

“Operacioni i shpëtimit po vazhdon dhe po bëhet gjithçka që t’ju ofrohet ndihma të prekurve nga ky incident”, tha kryeministri indian Narenda Modi në platformën X.

Incidente të tilla në Indi janë pothuajse të zakonshme. Vitin e kaluar, një urë u shemb Morbi në shtetin indian Guyarat, ku si pasojë humbën jetën 135. /Telegrafi/

 

Exit mobile version