Site icon Telegrafi

Të paktën 25 persona vdesin në Nepal pas një aksidenti me autobus

Të paktën 25 persona kanë vdekur dhe shumë tjetër kanë pësuar lëndime në një aksident autobusi në veriperëndim të Nepalit, thotë policia.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, automjeti po udhëtonte përgjatë rrethit Mugu kur u largua nga rruga pak pas mesditës të martën.

Shkaku i këtij aksidenti mbetet i paqartë, por disa raporte sugjerojnë se autobusi mund të ketë pasur një problemet me frenat e dështuar.

Aksidentet rrugore nuk janë të rralla në Nepal dhe zakonisht shkaktohen nga rrugët e këqija ose automjetet  e mirëmbajtura dobët. /Telegrafi/

Exit mobile version