Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 të tjerë janë lënduar pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë apartamentesh në Kinë.
Në pamjet e shpërndara në mediat sociale shihen flakët dhe shtëllungat e tymi të zi që përfshinin disa kate të një rrokaqiell në qytetin Nanjing.
Zyrtarët sugjeruan se zjarri filloi në katin e parë të ndërtesës, ku po ruheshin biçikletat elektrike. Por, shkaku konkret i zjarrit mbeti nën hetim.
15 people were killed and 44 others were injured in a blaze at Block 6 of Mingshang Xiyuan (明尚西苑) in Yuhuatai District (雨花台区), Nanjing, Jiangsu, early Fri morning (Feb 23).
A preliminary investigation found that the fire erupted on the building's 1st floor, where… pic.twitter.com/baARowE5Mc
— Byron Wan (@Byron_Wan) February 24, 2024
Ndërtesa ndodhet në rrethin Yuhuatai të Nanjing, një qytet me më shumë se tetë milionë banorë që shtrihet rreth 260 km në veri-perëndim të Shangait.
Nga 44 personat e lënduar të dërguar në spital për trajtim, njëri është në gjendje kritike, shkruan bbc.
Ndryshe, zjarret dhe aksidentet e tjera vdekjeprurëse ndodhin shpesh në shtetin kinez për shkak të zbatimit të dobët të standardeve të sigurisë.
Zjarri në Nanjing vjen një muaj pasi 13 nxënës shkolle, nëntë dhe 10 vjeç, mbetën të vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një konvikt shkolle në provincën Henan të Kinës. /Telegrafi/
At least 15 people killed, 44 injured in fire at apartment building in Nanjing, China.
— AZ Intel (@AZ_Intel_) February 24, 2024
China: At Least 15 Dead, 44 Injured in Nanjing Residential Building Blaze#China #Nanjing #BuildingFire #HighRise #ChinaFire pic.twitter.com/L7tddHrnH1
— Nitish Verma (@nitsonnet) February 24, 2024