Të paktën 12 persona gjetën vdekjen dhe disa të tjerë u plagosën pas një rrëmuje në një vend të shenjtë fetar në Indi.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pelegrinët po vizitonin faltoren e Mata Vaishno Devi në Kashmirin e administruar nga India të shtunën kur ndodhi tragjedia.
Kryeministri Narendra Modi tha se ishte “i pikëlluar” nga humbja e jetëve të njerëzve.
Dhjetëra mijëra njerëz zakonisht e vizitojnë faltoren çdo ditë, dhe mendohet se kishte një kulm të vizitorëve për shkak të sezonit të festave.
Stampede occurs at Mata Vaishno Devi Bhawan, injuries reported
Hundreds of devotees reached Mata Vaishno Devi on New Year. pic.twitter.com/34xxU4DdUJ
— Jammu Observer (@JammuObserver) January 1, 2022
Sipas një oficeri të lartë policie, nga rrëmuja mbetën të plagosur 14 persona, të cilët të gjithë u dërguan në spital.
Nuk është ende e qartë se shkaktoi rrëmujën në orët e para të mëngjesit, por disa dëshmitarë okularë pohuan se turmat në vend nuk po menaxhoheshin siç duhet. /Telegrafi/