Një zyrtar i talebanëve ka thënë se të paktën 11 persona janë vrarë në dy sulme të ndara jashtë Aeroportit të Kabulit.
Zyrtari tha se numri përfshinte gra dhe fëmijë dhe se një numër i rojeve talebane ishin plagosur gjithashtu.
SHBA dhe aleatët e saj u kanë bërë thirrje njerëzve të largohen nga aeroporti i Kabulit për shkak të kërcënimit të një sulmi nga një degë e grupit të armatosur ISIS i quajtur si K-ISIS, raporton bbc.
Tolo News i Afganistanit po raporton se një numër i njerëzve të plagosur nga shpërthimi në portën e aeroportit të Kabulit janë transportuar në një spital lokal.
Update: Several people wounded in the blast close to Kabul airport have been taken to Emergency Hospital. #Afghanistan pic.twitter.com/qjdI4o7aGF
— TOLOnews (@TOLOnews) August 26, 2021
Presidenti amerikan, Joe Biden është informuar për shpërthimin jashtë aeroportit të Kabulit, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Theksojmë se ambasadori francez në Afganistan, David Martinon, u ka bërë thirrje njerëzve që të largohen nga portat e aeroportit për shkak të rrezikut të një shpërthimi tjetër.
“Për të gjithë miqtë tanë afganë,” postoi ai në Twitter, “nëse jeni pranë portave të aeroportit largohuni urgjentisht dhe mbulohuni – një shpërthim i dytë është i mundur.”
Ndryshe, ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, gjatë ditës kishte paralajmëruar se kishte informata “shumë të besueshme” për një kërcënim “të rëndë” në kryeqytet. /Telegrafi/
#Afghanistan: There has been a large explosion at the airport, and there are reports of gunfire. U.S. citizens should avoid traveling to the airport and avoid airport gates. Those at the Abbey Gate, East Gate, or North Gate now should leave immediately. https://t.co/q216Qs8GuB pic.twitter.com/wdd3Rtdbse
— Travel – State Dept (@TravelGov) August 26, 2021