Site icon Telegrafi

Të paktën 11 persona humbin jetën nga përmbytjet në Ekuador

Të paktën 11 persona humbën jetën nga përmbytjet e fuqishme në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito, thonë zyrtarët e emergjencës.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë një përrua uji me baltë dhe mbeturina që rrjedhin nëpër një rrugë kodrinore në lagjen veriore La Gasca, duke vërshuar makina dhe motoçikleta.

Të paktën 15 persona u lënduan, thonë zyrtarët. Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet.

Përmbytjet u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut në kryeqytet të hënën.

“Unë pashë se si rryma mori një burrë dhe një fëmijë. Ishte e tmerrshme”, u citua të thoshte banori Belen Bermeo.

Shërbimet lokale të urgjencës raportuan më herët tre viktima. Shërbimet publikuan gjithashtu një video që tregonin shkatërrimet nga përmbytjet. /Telegrafi/

Exit mobile version