Një aeroplan i linjës Cathay Pacific “ndërpreu” ngritjen e tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut herët të shtunën dhe të paktën 11 pasagjerë u lënduan gjatë evakuimit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Fluturimi CX880, i destinuar për në Los Anxhelos, u kthye në portë pasi një “çështje teknike” shkaktoi që ekuipazhi të ndërpresë ngritjen dhe filloi “një evakuim paraprak i pasagjerëve”, tha linja ajrore në një deklaratë.
Ajo tha se personat në bord përdorën pesë “palë shkallë” arratisjeje për të dalë nga aeroplani.
Cathay Pacific nuk dha detaje mbi problemin ndërsa transmetuesi publik RTHK raportoi se njëra prej gomave të aeroplanit ishte mbinxehur, duke bërë që ai të shpërthejë, duke cituar policinë.
Fluturimi mbante 293 pasagjerë dhe 17 anëtarë të ekuipazhit.
Cathay Pacific Boeing 777-300 (B-KPQ, built 2010) on flight #CX880 to Los Angeles carried out an emergency evacuation via slides at Hong Kong Intl AP (VHHH), China during which 18 people suffered injuries. Earlier the 777 aborted its take-off on runway 07R resulting in an… pic.twitter.com/xVmD7XqiRv
— JACDEC (@JacdecNew) June 23, 2023
“Ne e kuptojmë se 11 pasagjerë po trajtohen në spital me lëndime të marra gjatë procesit të evakuimit”, tha Cathay Pacific. “Prioriteti ynë është të kujdesemi për të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin e prekur”.
Ndërkohë bëhet e ditur se nëntë nga pasagjerët e plagosur ishin liruar nga spitali, tha më vonë linja ajrore.
Duke përdorur një aeroplan tjetër, ata u nisën për në Los Anxhelos në orën 10:12 të mëngjesit, duke transportuar 283 pasagjerë, tha ai. /Telegrafi/