Site icon Telegrafi

Të paktën 10 të vdekur nga sulmi me bombë në një xhami të Afganistanit

Një shpërthim me bombë në një xhami në kryeqytetin afgan të Kabulit gjatë lutjeve të mbrëmjes të mërkurën vrau të paktën 10 persona, duke përfshirë një klerik të shquar dhe plagosi të paktën 27 persona, thanë një dëshmitar okular dhe policia.

Deri më tani askush nuk u deklarua përgjegjës për sulmin, i fundit që ndodhi në vend këtë vit që kur talebanët morën pushtetin. Disa fëmijë raportohet se ishin në mesin e t mesin e të lënduarve, transmeton Telegrafi.

Sipas dëshmitarit okular, një banor i lagjes Kher Khanna të qytetit ku u vu në cak xhamia Siddiquiya, shpërthimi u krye nga një kamikaz.

Kleriku i vrarë ishte Mullah Amir Mohammad Kabuli, tha dëshmitari okular, duke folur në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të fliste me mediat.

Ai shtoi se më shumë se 30 persona të tjerë u plagosën. Spitali i Urgjencës italiane në Kabul tha se të paktën 27 civilë të plagosur, përfshirë pesë fëmijë, u sollën atje nga vendi i shpërthimit të bombës. /Telegrafi/

Exit mobile version