Roma pritet të bëj sërish ndryshime në portë, pas dy viteve me Rui Patricion si portier i parë.
Përderisa viti i parë për portugezin ishte shumë i mirë në Serie A, këtë sezon Patricio nuk po kalon formë të mirë.
35-vjeçari po pranon gola të lehtë dhe te Roma nuk janë aspak të kënaqur me atë që ka treguar portugezi.
Giallorosët kanë kthyer sytë te portieri italian Guglielmo Vicario i cili ka shkëlqyer këtë edicion me Empolin.
26-vjeçari është ndër portierët më të vlerësuar në Serie A dhe Roma po mendon transferimin e tij në verë.
Calciomercato ka raportuar se drejtuesit e klubit italian kanë pasur kontakte me Empolin, por ai pëlqehet edhe nga Bayern Munich dhe Interi.
Empoli do ta lejoj largimin e yllit të skuadrës vetëm nëse vije ndonjë ofertë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/