Pakënaqësia e tifozëve të Paris Saint Germain po rritet dita-ditës dhe futbollisti Layvin Kurzawa ishte pjesë e një incidenti i cili ka mundur të jetë më i madh.
Edhe pse nuk është fajtor për asgjë dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon, tifozët e pakënaqur me rezultatet, tentuan ta nxjerrin nga makina.
Shkak është bërë pakënaqësia e madhe e tifozëve pas rënies së klubit nga Liga e Kampionëve ndaj Real Madridit, që është një tjetër dështim i madh në garën elitare të futbollit.
Kurzawa a été pris à partie par des supporters parisiens après l’élimination face au Real Madrid.
? @lxminni pic.twitter.com/G3M0OqiUfK
— BeFoot (@_BeFoot) March 17, 2022
Tifozët e përcollën dhe njëri prej tyre tentoi ta nxirrte nga makina. Megjithatë, ata nuk arritën ta bëjnë këtë, kështu që Kurzawa kaloi pa lëndime.
Ky është sulmi më i rëndë ndaj lojtarëve të PSG-së në ditët e fundit. Deri tani gjithçka ka mbetur në mesazhe.
Tifozët e PSG-së shanë yjet më të mëdhenj Lionel Messi dhe Neymar dhe kërkuan largimin e tyre, si dhe të trajnerit Mauricio Pochettin dhe presidentin Nasser Al-Khelaifi.
Gjithashtu dy ditë më parë në stadium u shfaqën grafite fyese drejtuar pronarit të Katarit. /Telegrafi/