Mustarda pothuajse është e paevitueshme si shtesë ushqimi, kur është fjala për gjellë me mish
Përdorimi i mustardës ndonjëherë rekomandohet edhe për qëllime mjekësore, sepse ajo përmban cilësi shëruese, që është përbërës themelor i kësaj yndyre.
Mustarda është e pasur me hekur, fosfor, magnez, selen dhe natrium. Përmban proteina të shumta dhe vitaminë A, transmeton Telegrafi.
Ajri i ftohtë gjatë vjeshtës dhe dimrit shpesh shkakton ngjirje të zërit. Në ato raste, preparati i bërë në kushte shtëpie të cilin e përmban mustarda, mund t’ju ndihmojë.
Nevojitet mustarda, lëngu i një gjysmë limoni, një lugë e vogël kripë, një lugë e vogël mjaltë.
Të gjitha zihen në gjysmë filxhani ujë rreth 10 minuta dhe kur të ftohet merren një deri dy gllënjka derisa të shpenzohet e gjitha.
Mbase as nuk do ta kishit menduar këtë, mirëpo nëse me mustardë lyeni muskujt e ndezur, më lehtë do ta hiqni qafe problemin e tillë.
Për qëllime të tilla mund të bëhet edhe dushi me ujë të ngrohtë, mustardë dhe një lugë të vogël kripë deti.
Një banjë e ngjashme, me vetëm një sasi të vogël përbërësish, mund të përdoret për këmbët e lënduara dhe të ënjtura.
Disa hulumtime që janë bërë vitet e fundit kanë treguar edhe efektet antikancerogjene të mustardës. /Telegrafi/