Njerëzit të cilët nuk flenë sa duhet, kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin nga sëmundjet e zemrës, është përfundim i një studimi të madh britanik.
Edhe pse arsyet që drejtojnë kah kjo, janë pak të paqarta, shkencëtarët janë të sigurt që mungesa e gjumit sjellë shtypjen e lartë të gjakut, njërin prej faktorëve që rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Studimi i përmendur ka zgjatur 17 vjet, gjatë së cilave është përcjellë gjendja shëndetësore dhe sjelljet e gjumit të 10.000 zyrtarëve shtetëror. Ata që natën kanë fjetur prej 7 deri në 5 apo edhe pak orë, kanë rritur rrezikun për vdekje të mëhershme për çfarëdo arsyesh, dhe më shumë se dy herë kanë rritur rrezikun për zhvillimin e sulmit në zemër.
Ky hulumtim nënvizon rrezikun e stilit të shpejtë të jetës, të cilën çdo ditë e më shumë po e përjetojmë, ka thënë Francesco Cappuccio, profesor i mjekësisë kardiovaskulare në universitetin Ëarëick’s Medical School.
"Një e treta e britanikëve dhe mbi 40 për qind e amerikanëve rregullisht flenë më pak se pesë orë në ditë, andaj ky nuk është problem i vogël. Shoqëria na shtynë që çdo ditë e më shumë të mbesin pa gjumë, në mënyrë që të bëjmë sa më tepër gjatë një dite" ka thënë ai.
"Kur flasim për parandalimin, rezultatet tona flasin që fjetja e rregullt prej rreth 7 orësh për natë është më optimalja për shëndet", ka thënë profesori Cappuccio.