Telegrafi

Te Napoli të bindur: Rrahmani lojtari i duhur për Gattuson

Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, ka shpjeguar pse Amir Rrahmani i është mbrojtësi ideal për Gennaro Gattuson dhe klubin napolitan.  

Rrahmani kaloi te Napoli pas një marrëveshje në vlerë 14 milionë euro, por edhe këtë sezon ka mbetur në huazim te Verona.

“Ne nënshkruam me Rrahmanin sepse ai është shumë i mirë në mbulimin e lojtarëve, por gjithashtu mund të luajë me top nga prapa, gjë që është thelbësore për Rinon (Gennaro Gattuson)”.

 

“Një trajneri si Gennaro Gattuso, që gjithnjë dëshiron të nis aksionet nga vija e fundit, ne kemi dashur t’ia ofrojmë lojtarët që i përshtaten ideve të tij për futbollin”, ka thënë drejtori sportiv, Giuntoli për Sky Sport Italia.

Napoli kishte një transformim të skuadrës në janar pasi Gattuso mori drejtimin pas shkarkimit të Carlo Ancelotti.

 

Erdhën emra si Stanislav Lobotka, Diego Demme dhe Matteo Politano. /Telegrafi/