Site icon Telegrafi

Të moshuarit janë më të lumtur

Studimi ka treguar se njerëzit e moshuar informacionet negative i marrin ndryshe nga të rinjtë. Me rastin e hulumtimeve, njerëzve të moshuar dhe të rinj u janë shfaqur filma me pamje të shëmtuar dhe me pamje të bukura. Është matur aktiviteti i trurit gjatë shikimit të pamjeve të shëmtuara dhe të bukura.

Rezultatet kanë treguar se hulumtuesit e moshuar janë më rezistonte ndaj informacioneve negative dhe të pakëndshme.

Në përgjithësi, njerëzit më shumë vëmendje i kushtojnë së keqes sesa të mirës, ka përfunduar prof. Wood, porse me kalimin e viteve kjo tendencë është gjithnjë e më e butë. /Telegrafi/

Exit mobile version