Nga ana tjetër, njerëzit në të tridhjetat më së shumti dëshirojnë të shëtisin, të hanë dhe të shikojnë televizor. Besoni ose jo, te ky grup seksi zinte vendin e dhjetë në listën e aktiviteteve të dëshiruara.
Marrëdhënia seksuale është një kënaqësi e veçantë në momentet e vështira ekonomike, ndërsa njerëzit e konsiderojnë si të shkëlqyer edhe për mbajtjen e formës.
“Njerëzit të cilët kanë mbi 50 vjet dhe dëshirojnë ta mbajnë figurën e mirë, duhet të ushtrojnë së paku tri herë në javë, ndërsa seksi edhe ashtu është i dëshiruar. Mendimet se janë të moshuar për seks janë qesharake. Të gjithë njerëzit mbi 50 vjet duhet të kenë jetë të rregullt seksuale”, pohojnë ekspertët. /Telegrafi/