Telegrafi

Të moshuarit, alkooli dhe droga

Sipas një studimi të realizuar në Itali, është vënë re se gjatë një viti numri i tyre është shtuar me rreth 10 % për sa i përket këtyre varësive.

Për sa i përket përdoruesve të kokainës, marihuanës dhe amfetaminës ata thuhet se janë në një numër prej 10 mijë personash të cilët kanë kaluar moshën 65 vjeçare.

Gjithashtu është bërë e diture se shumica e përdoruesve të këtyre lloj drogash janë të seksit femër.

Janë rreth një milion njerëz mbi 65 vjeç, të cilët gjatë një dite mund të konsumojnë rreth dy ose më shumë gota verë ku në përbërje të tyre janë 80 % burra dhe vetëm 20 % janë femra.

Gjithashtu është vërtetuar se një në dhjetë të moshuar mbi moshën 65 vjeçare, krijon varësi në sajë të konsumimit të alkoolit ose të farmaceutikëve psikoaktivë, të cilët i bëjnë përdorues të rregullt të tyre.

Shumë të rrezikuar në këtë varësi të alkoolit janë të moshuarit të cilët kanë qenë ose janë duhanpirës dhe gjithashtu është vënë re se personat e moshuar që janë mbi peshë shpesh herë përfundojnë me shishen e alkoolit në dorë.

Krahas tyre në këtë studim janë vënë re dhe aksidentet rrugorë në të cilët përfshihen të moshuarit mbi 75 vjeç ku u vu re se arsyet janë shumë të ngjashme me ato të djemve të ri nën moshën 25 vjeç. /NOA/