Në artikull shkruhet se si shumë studime sugjerojnë që çokolata e zezë, është e pasur me flavonoide (antioksidantë nga fryti i kakaos) dhe se ajo ndoshta është e mirë për sistemin kardiovaskular, që është njëkohësisht edhe “shumë arsyetim perfekt për adhuruesit e çokolatës së zezë”.
Në anën tjetër, çokolata e qumështit apo e bardhë, të cilat nuk kanë flavonoid, “nuk janë aspak të dobishme për shëndet”.
Por kujdes adhurues të çokolatës! Edhe çokolata e zezë mund të ju mashtroj. Në prodhim flavonoidet mund të largohen. E edhe nëse mbesin, shkruan Lancet, “e keqja e çokolatës së zezë qëndron pikërisht në yndyrën, sheqerin dhe kaloritë”.
“Andaj për këtë mund të thuhet që porosia më e mirë për ruajtjen e shëndetit është të qëndrohet larg nga çokolata, të hahet me masë, të balancohet ushqimi dhe të pasurohet me pemë e perime”, sugjeron studimi i ri.