Site icon Telegrafi

Të mërkurën, në Preshevë i jepet një mbështetje e “fuqishme” Erdoganit (Foto)

Një grup qytetarësh, të panjohur nga Presheva, thonë se të mërkurën do të tubohen në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica”, për të përkrahur Republikën e Turqisë me rastin e tentim-puçit për ta rrëzuar kryetarin Recep Tayip Erdogan.

“Vetëm populli e përcakton fundin” dhe “Lugina të mbështet” janë mesazhet që do të përcillen në këtë miting të quajtur “të solidaritetit” që do të fillojë me datë 27 korrik në ora 17:30, transmeton presheva.com.

Me këtë rast do të paraqiten edhe panot dhe fanellat me fotografinë e Erdoganit.

Exit mobile version