Site icon Telegrafi

Të mërkuren mbahet takimi informues mbi statuset e regjistrimit civil në Mitrovicën Veriore

Komuna e Mitrovicës Veriore

Takimi informues mbi statuset e regjistrimit civil në Mitrovicën Veriore do të mbahet të mërkuren e 15 janarit.

Ky takim do të mbahet duke filluar nga ora 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Mitrovicës Veriore, shkruan Telegrafi.

“Ju njoftojmë se takimi informues mbi statuset e regjistrimit civil, i cili do të realizohet gjatë periudhës 1 shkurt – 30 prill 2025, do të mbahet më 15 janar 2025, në ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Mitrovicës Veriore”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se në këtë takim informues qytetarët mund t’i marrin informacionet e nevojshme.

“Gjatë këtij takimi mund të merrni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të parashtroni pyetje në lidhje me këtë process”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version