Të mërkurën në mesditë do të zhvillohen dy ndeshjet e kthimit gjysmëfinale në Kupën e Kosovës.
Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Gjilan, ku Drita dhe Prishtina do të kërkojnë një biletë në finale.
Dueli i parë i këtyre dy skuadrave përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të bardhë 0-0 dhe tani të dyja duan kualifikimin në finale.
Edhe këtë takim do ta drejtojë Genc Nuza si ndeshjen e parë me ndihmësit Bujar Selimaj e Fatmir Sekiraqa, derisa gjyqtar i katërt është Mentor Ajeti. Në VAR është Mervan Bejtullahu derisa në AVAR është Fatlum Berisha.
Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale do të takohen Ballkani dhe Suhareka në derbin e qytetit. Ishte kampioni në fuqi i Kosovës që kishte fituar ndeshjen e parë si mysafirë me rezultat minimal 0-1.
Këtë duel do ta gjykojë Alban Shala me ndihmësit Arbnor Bullatovci e Besnik Morina, derisa gjyqtart i katërt është Valon Bajgora. Visar Kastrati do të jetë në VAR derisa në AVAR është Edmond Zeqiri.
Ndeshjet e kthimit në Kupën e Kosovës zhvillohen me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/