Site icon Telegrafi

Të mbash sekrete apo të fshehta nuk është mirë për shëndetin

Psikologë të njohur besojnë se të fshehtat janë torturuese, dhe nëse ato nuk ndahen me njerëz të besuar, apo me dikë që e ndjejmë më afër, mund të jenë fatale për shëndetin tonë mendor

Një sekret ka aftësinë të rris ankthin, megjithëse kjo varet nga rëndësia e këtij sekreti.

Nëse për vite të tëra do të jetonim me ankthin se dikush do ta zbulojë sekretin tonë, apo se çfarë impakti do të mund të ketë ai, nëse do të mësohet nga njerëzit, kjo do të ishte e njëjtë me zhgënjimin që mund të kishin shumë njerëz nga ky sekret. Kjo, pasi për vite me radhë ideja e fshehjes ju ka çuar në mendime nga më të ndryshmet, që shpesh ju kanë shqetësuar apo ju kanë lënë pa gjumë.

Shumë njerëz i besojnë shprehjes se “asgjë nuk është më sekrete nëse e di qoftë edhe një njeri”, dhe ata kanë të drejtë. Por ndonjëherë mund të ndodhë e kundërta. Njeriu që zgjedhim për t’ia besuar mund të jetë vërtet i tillë dhe nuk do ta ndajë me asnjë tjetër sekretin tonë.

Lexo po ashtu Thashethemexhinjtë dalin fitimtar; Psikologët tregojnë dëmet e shëndetit mendor kur mbani sekrete

Kjo do t’ju bëjë të ndjeheni më të qetë por dhe të keni marrë prej bashkëbiseduesit një mendim. Pasi shpesh sekretet mund të mbartin dhe të vërteta mbi ngjarje jete, të cilat do ishte mirë ti dinin dhe njerëzit që janë përfshirë në të.

Dikur psikologët këshillonin që sekretet t’i hidhnin në një bllok shënimesh pasi kjo mund të kishte të njëjtin efekt sikur të ishe duke ja thënë një shoku. Vetëm duhet të bëni kujdes që vendin ku do ta vendosni bllokun e shënimeve nuk do ta dijë askush. Mund të shkruani aty gjithçka, e kjo mund t’ju bëjë të ndjeheni më të lirë.

Shkrimi i ndjesive është një terapi që këshillohet shpesh nga psikologët. Shkrimi rrit vetëvlerësimin nga ana tjetër përmes tij analizojmë më mirë veprimet tona.

Por për shumë psikologë idealja është që një sekret t’ia besojmë miqve tanë të ngushtë. Një shoqeje apo një shoku ku besojmë më shumë.

Ata të cilët janë jo vetëm dëgjues të mirë por edhe këshillues. Duhet të gjeni një zgjedhje, pasi sekretet e gjata e dëmtojnë trupin tuaj.

/Telegrafi/

 

Exit mobile version