Site icon Telegrafi

Të martën fillojnë punimet në rehabilitimin e tërësishëm të rrugës Transite në Gjakovë

Komuna e Gjakovës përmes një njoftimi të postuar në faqen e tyre në Facebook, kanë bërë të ditur që të martën, me datë 18 shkrut 2024, do të fillojë rehabilitimi i tërësishëm i rrugës tranzite në qytetin e Gjakovës.

Përmes këtij njoftimi Komuna e Gjakovës ka lutur pronarët e e bizneseve që operojnë në rrugët “Adem Jashari”, “Luan Haradinaj” dhe “Avdullah Babalija” të bëjnë riorganizimin e tyre, duke i’u përshtatur rrethanave që do të krijohen në këtë segment rrugor, gjatë fazës së punimeve.

Në një postim të bërë ditë më parë kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kishte bërë të ditur që në rehabilitimin e kësaj rruge do të përfshihet rregullimi i tërësishëm i rrjetit nëntokësor të ujërave të zeza dhe atyre atmosferikë, rrjeti elektrik dhe rrjeti i ngrohtores, ndërrimi i gypave të ujësjellësit, pastaj ndërtimi i trotuareve të rinj, shtigjeve për biçikleta, asfaltimi, shenjëzimi, ndriçimi dhe gjelbërimi i tërësishëm i rrugës.

Lexo po ashtu Nënshkruhet kontrata për rehabilitimin e plotë të rrugës Transite në Gjakovë

Gjini poashtu kishte bërë të ditur që ky investim arrin vlerën deri në 5.7 milion Euro dhe është investim i tërësishëm i komunës së Gjakovës. /Telegrafi/

Exit mobile version