Telegrafi

A do të luajë nga minuta e parë një 16 vjeçar për PSG-në kundër Bayern Munichut?

Në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, PSG do të presë Bayern Munichun sonte në ‘Parkun e Princave’ nga ora 21:00.

PSG kanë shumë probleme me lëndimet, pasi në dyshim për paraqitjen janë Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

L’Equipe bën të ditur se trajneri Christophe Galtier do t’i japë një shans 16-vjeçarit Warren Zaire-Emery që në minutën e parë.

Ky është një futbollist i lindur më 8 mars 2006. Ai mund të mbulojë pozicionet e mesfushorit mbrojtës dhe qendror.

Këtë sezon ai luajti 14 ndeshje për PSG-në dhe shënoi dy gola, ndërsa pak ditë më parë e luajti të gjithë ndeshjen kundër Monacos.

Zaire-Emery është gjithashtu anëtar i kombëtares franceze për të rinj. /Telegrafi/