Sir Alex Ferguson ka fituar gjithsej 38 trofe në 26 vjet si menaxher i Manchester United, por shumë prej jush mund të mos e dinë një fakt interesant, kur ai luajti një ndeshje si futbollist për “Djajtë e Kuq”.
Në vitin 1987, në mes të sezonit të tij të parë të si menaxher i Manchster United, ai së bashku me ekipin ishin në Bermuda, ku morën pjesë në një turne në Karaibe dhe Ferguson, atëherë 45-vjeçar, së bashku me ndihmësin e tij Archie Knox, 40 vjeç, luajtën një pjesë lojë.
Sipas Yahoo Sports, Knox shënoi një gola nga distanca e lartë, golin e fundit të ndeshjes, ndërsa ish-sulmuesi i Falkirk, Rangers dhe Ayr United, Ferguson, ishte futbollisti më i vjetër në fushë në fitore me rezultat 4-1.
1/12/87 Alex Ferguson makes his one & only appearance playing for Man Utd. The game was a mid-season friendly v Somerset Trojans at the Somerset Cricket Ground, Bermuda. Fergie (age 45) came on for Peter Davenport 21 mins from time. Utd won 4-1 (Wilson McClair Archie Knox Olsen) pic.twitter.com/wlNz6ha3fK
— Pete Molyneux (@PeteMolyneux) July 7, 2020
Kjo ishte paraqitja e tij e vetme e Ferguson si lojtar i United, i cili ka shumë histori në drejtimin e këtij klubi.
Ata qëndruan tri javë në këtë vend duke zhvilluar disa miqësore të tjera, pasi kryetari i klubit në atëkohë, kishte lidhje biznesore me Karaibet. /Telegrafi/