Telegrafi

Të kërkojmë mundësi të reja

Pse kemi frikë nga e ardhmja?
Ne jetojmë në një shoqëri, në të cilën jeton edhe vetë ankthi. Jemi të rrethuar dhe të kërcënuar nga pasiguria, të bombarduar nga lajmet që media lajmëron fundin e botës, por në fakt asgjë nuk ndodh. Nostalgjia për të kaluarën ushqen frikën tonë për të ardhmen. Por nëse kërkoni për prova që e kaluara ishte aq e mirë, kjo ngelet e pavërtetë. Janë njerëzit e grupmoshës tonë, të cilët e shohin të ardhmen me dyshim, të rinjtë përshtatet aq mirë sa ç’bëjnë zakonisht për çdo gjë.

Cilat janë gjërat pozitive të së ardhmes?
Janë mundësitë. Ne kemi nevojë të jemi të hapur dhe të pranojmë mundësitë e reja. Kjo mund të jetë shumë ndihmuese. Duke qenë se ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, shumë gjëra do të ndodhin, por ky përbën edhe një problem, gjithashtu. Ne preferojmë sigurinë, kështu që tentojmë të mbrojmë sigurinë më shumë sesa të lejojmë gjërat që të ndodhin. Dhe siguritë që ne njohim, janë pikërisht siguritë e së shkuarës, ndaj priremi të mbrojmë të shkuarën brenda vetë të ardhmes. Ky mund të jetë një problem sepse njerëzit nuk mbrojnë sukseset e së shkuarës, por më shumë tentojnë të mbrojnë ankthet e së shkuarës.

Ne frikësohemi gjithashtu nga të ndjerit pa shpresë dhe mungesa e kënaqësisë, sepse tentojmë të besojmë që nëse jemi pesimistë ne nuk do zhgënjehemi. Ne i themi vetes që gjërat e mira s’mund të na ndodhin sepse ne nuk i meritojmë.

Si arrijmë të përballojmë këtë lloj pesimizmi?
Kërkoni për prova. Duhet të llogarisim zakonin e të menduarit që sot ne ishim me fat, ia dolëm mbanë. Shpesh, i themi vetes "Nuk do jem më me fat". Ne tentojmë të mos llogarisim atë që kemi arritur, por të kundërtën. Përkundrazi, duhet të kuptoni dhe të bindni veten që do jeni duke bërë diçka të vlefshme.

Është e rëndësishme që të emërtoni frikërat dhe ankthet tuaja. (p.sh., "do jem i pavlefshëm në punën e re dhe do pushohem nga puna"). Pas kësaj, nevojitet që të identifikoni kohën kur kjo nuk ka ndodhur. Për shembull, "Do vijë diçka e re dhe do më duhet të shtrëngohem. Sa herë e kam bërë dhe sa herë ka qenë më mirë?" Kohërat që kanë qenë më mirë, kanë kufij të tillë që i tejkalojnë ato në të cilat nuk keni qenë. Një njeri ka përjetuar dhe ka mbijetuar më shumë vështirësi sesa mund të imagjinojë dikush tjetër.

Shikoni listën e frikërave tuaja dhe mendoni, çfarë do t’i thonit një shokut shoqeje, i/e cili/a ndodhet në pozitën tuaj tani? Mund t’i thonit, "Shiko në drejtim të gjërave që mund të bësh dhe jo në drejtim të atyre që ke bërë".

Si mund të krijojmë besim në të ardhmen?
Ajo që ne dimë, nuk është medoemos gjëja më e sigurt dhe më e mirë. Kjo është bërë e dukshme sidomos dy vitet e fundit. Të jeni kaotik nuk ju lejon gjithnjë që të ndiheni të sigurt.

Për shembull, marrëdhënia në të cilën ndodheni është e sigurt por, a është ajo që ju doni? Ne kemi një besim të tillë që pesimizmi na mban më të sigurt sesa optimizmi. Dhe unë mendoj që e vërtetë ngelet e anasjellta. Optimizmi na jep më shumë burime, rrezikohemi nga zhgënjimi por në fakt, ndiheni më mirë, keni më shumë energji, shikoni më shumë mundësi.

Gjëja më e mirë është të ndërtoni një listë të gjërave që do bëni në të ardhmen, vizualizoni atë që doni të bëni, ajo që keni nevojë, ku do donit të ishit pas pesë viteve. Pyeteni veten, çfarë do ri thoshte vetja ime e moshuar, vetes time 40 vjeçare? /Telegrafi/