Site icon Telegrafi

Të keni fëmijë do të thotë të mos keni kohë

Koha e sotme imponon ritmin sipas të cilit koha është luksoziteti më i madh – të cilën çiftet më fëmijë më së paku dinë ta shfrytëzojnë. Nga i njëjti hulumtim është dëshmuar se prindërit e tillë më shumti një herë në vit mund të kalojnë një natë si duhet, dhe atë nëse natën e kalojnë në ndonjë hotel, natyrisht, pa fëmijë.

Me fjalë tjera, pa shërbimet e dados apo gjyshes, çiftet bëhen si të huaj, që më së shpeshti bien deri tek telashet martesore, e jo rrallë edhe deri tek shkëputja e lidhjes, respektivisht shkurorëzimi. Koha e kaluar pa fëmijë më së shpeshti kalohet duke shikuar televizorin, njëkohësisht duke e mbytur edhe komunikimin e ndërsjellë.

Sipas hulumtimit në fjalë, prindërit me fëmijët e tyre kalojnë 27 minuta gjatë ushqimit (mëngjes, drekë, darkë), 34 minuta me rastin e ndihmës në kryerjen e detyrave të shtëpisë dhe 26 minuta rreth rutinës ditore të higjienës (zgjimi, fjetja). Ato pak minuta para fjetjes prindërit i kalojnë duke folur për problemet ditore dhe ngjarjet aktuale në shtëpi. E dhëna më për keqardhje është se madje dy të tretat e çifteve kanë deklaruar se asnjëherë nuk kalojnë kohë kualitative me partnerin e tyre.

Exit mobile version