Telegrafi

Të hyrat e Facebook arrijnë në 1.6 miliardë për gjashtë muaj

Gjiganti i rrjeteve sociale ka thënë se të ardhurat e saj kanë arritur në 500 milionë dollarë në gjysmën e parë të vitit 2011, pohon "një burim i mirë-informuar rreth financave në Facebook."

Baza e përdoruesve të Facebook ka arritur në 750 milionë, ndërsa rrjeti social e ka pozicionuar veten si një nga lojtarët më të mëdhenj në botën e reklamave online, i cili merr një të tretën e të gjitha paraqitjeve të reklamave në SHBA (më shumë se Yahoo, Microsoft, Google, dhe AOL së bashku).

Kompania e themeluar nga Mark Zuckerberg, Facebook.com, të cilin ai e ka themeluar nga dhoma e konviktit të tij në vitin 2004 është rritur në një nga firmat më të forta të internetit, e cila megjithatë ende nuk i a bërë publike të hyrat e saj zyrtarisht.  / Telegrafi /