Telegrafi

Të hënën vendoset për Ferronikelin (Video)

Janë bërë katër muaj që kur shkritorja metalurgjike “Ferronikel” në Drenas ka ndalur prodhimin dhe ka dërguar punëtorët në pushim.

Sot është afat i fundit kur mbi 900 punëtorëve u skadojnë kontratat. Ndërsa, Menaxhmenti, Sindikata dhe Qeveria ende nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje mbi këtë gjendje.

Jozyrtarisht mësohet se më 1 gusht do të mbahet një mbledhje kur do te vendoset për punëtoret dhe fatin e këtij gjiganti metalurgjik. /Tribuna Channel/