Joaquin Correa dhe Milan Badelj, do të jenë të hënën në qytetin e Romës për t’i kryejë testet mjekësore te Lazio.
Dyshja tash e një javë janë të lidhur me Biancocelestët, me Correa që do të vije nga Sevilla për 16 milionë euro dhe tre milionë euro të tjera bonuse.
Marrëveshja mund të arrihet edhe si huazim me të drejtë blerje pas një vit, shkaku i financave të klubit.
Badelj nga ana tjetër do të vije si lojtar i lirë nga Fiorentina.
Sipas Tuttomercatoweb, dyshja do të jenë të hënën në qendrën mjekësore për ‘i kryer testet.
Lazio ka shitur Andersonin te West Ham për 40 milionë euro, ndërsa mund të shitet edhe Milinkovic Savic për mbi 100 milionë euro.
Igli Tare ka ofruar në skuadër edhe dy shqiptarë këtë verë, Valon Berishën dhe Riza Durmishin. /Telegrafi/