Pesë poezi nga: Jamarbër Marko
* * *
Ti nuk qeveris mbretër, rrënoja
Ti nuk provon veten, jetën
Ti nuk shkel arsyen, dashurinë
Ti nuk afron frikën, pëlqimin
Ti do të tretesh në rrugë.
* * *
Ju lutem xhelatë
Më buzëqeshni.
Nuk jam fotograf
Jam thjesht
Vrasësi juaj.
* * *
Në udhë hapi do jetë i imi
Në jetë fryma do jetë e imja.
Sa dëshirë
Në vdekje lulet t’i shpija vetë
* * *
Njoh një njeri
Që gjithmonë ka gabuar.
Njoh një njeri
Që gjithmonë rrugën ka humbur.
Kur kthehej tek unë
E dënoja
Me një shpresë të re.
* * *
Jua kam falur
Ditën kur më dënuat me vdekje.
Jua kam falur
Orën kur vuajta çmëndurinë.
Jua kam falur
Minutën kur dashurova gënjeshtrën.